Partizani përballet me Spotin në ''Elbasan Arena'': policia merr masa për mbarëvajtjen e takimit

Policia e Elbasanit ka marrë një sërë masash për ruajtjen e rendit dhe qetësisë gjatë ndeshjes kombëtare të futbollit ndërmjet Sopotit dhe Partizanit, e cila do të luhet sot në ‘Elbasan Arena’, në orën 14:00. Në lidhje me mbarëvajtjen e kësaj ndeshje do të angazhohen rreth 200 punonjës policie Si rrjedhojë e masave të marra, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth dhe përballë stadiumit, deri në përfundim të ndeshjes. Ndërkohë hyrja e sportëdashëve do të bëhet rreth 1 orë përpara ndeshjes, për të shmangur rradhët e gjata të hyrjes në stadium. Gjithashtu nuk do të lejohet maarja e fëmijëve të mitur të pa pajisur me biletë. Tifozët duhet të jenë të pajisur me karta identiteti dhe do të kontrollohen me imtësi në hyrje të stadiumit për sende të forta. Lajmërohet që të gjithë lokalet rreth e përqark stadiumit do të qëndrojnë të mbyllura gjatë orarit të ndeshjes. Policia e Elbasanit ka kërkuar nga qytetarët të minimizojnë lëvizjet me automjet brenda qytetit, çka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të këtij aktiviteti.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet