Pas 5 vitesh, De Biasi: ''Lamtumirë Shqipëria''

Orët e trajnerit italian Gianni de Biasi me kombëtaren shqiptare kanë mbaruar. Ai e konfirmoi vetë këtë në një konferencë për shtyp, ku tha se në fund të eliminatorëve do të largohet nga timoni i kombëtares. "Në fund të eliminatoreve nuk do të jem më në stolin e Shqipërisë dhe besoj se ka ardhur momenti që të largohem për të kërkuar sfida të reja", tha De Biasi në një konferencë pas ndeshjes me Izraelin. "Jeta është çështje cikli, ka një fillim, ka dhe një fund dhe vjen një moment kur dikush duhet të zgjedhë rrugën e tij. Nuk është çështje financiare është thjesht çështje cikli. Unë për sa kohë do të jem këto do të jap 110 përqind dhe s’ma heq askush dëshirën për të punuar dhe për t’u përfshirë në çështjen shqiptare. Gjithsesi nuk e di nëse do të jem në ndeshjen e ardhshme", tha De Biasi. Ai sqaroi dhe raportin me Dukën. “Me presidentin kam një raport të mirë, mendoj se është personi me të cilin jam ndjerë më mirë nga pikëpamja e punës, një person i këndshëm me të cilën mund të kalosh kohën me gëzim. E di që unë kam një aspekt profesional dhe një njerëzor që ecin përkrah. Shpesh pikëpamja njerëzore më ka bërë të bëj disa gabime të tmerrshme që nuk dua t’i ribëj.”

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet