Pekin 2022/ Nisin provat e ngjarjeve sportive me dyer të mbyllura

Organizatorët e Olipiadës dimërore Pekin 2022, kanë vendosur të zhvillojnë provat e ngjarjes sportive me dyer të mbyllura për çështje sigurie, pas festimeve gjatë ditëve të fundit me rastin e nisjes së numurimit të 500 ditëve të afrimit të olimpiadës.

Vendimi është bërë publik gjatë një takimi të zhvilluar nga presidenti i Komitetit Olimpik Organizator i Pekinit për Lojërat Olimpike Dimërore 2022, Cai Qi, i cili ka nënvizuar “nevojën e kontrollit të parandalimit të epidemisë në fazën e ardhshme të përgatitjes së lojërave”.

Siç deklarohet edhe në takim, “takimet e mëdha të provës për Pekin 2022 do të zhvillohet me dyer të mbyllura për të parë përfshirjen e të gjithë pjesmarrësve siç është mbledhja e atletëve, media, organizatorët, shërbimi i personelit dhe personele të tjera”.

Masat e parandalimit të pandemisë do të vendosen kryesisht në brendësi të sallave sportive dhe zonat e rrethuara me dezinfektues të rregullt nga drejtuesit lokalë, matjet e temperaturës dhe testet e tamponit.

Organizatorët kanë nënvizuar se do të merren masa shumë të forta para zhvillimit të çdo ngjarjeje gjatë kësaj kohe në provë, në mënyrë për të kontribuar në formulimin sa më të mirë të planit për punën e emergjencave për pandeminë. Në takim është diskutuar edhe për të gjitha zyrat dhe stacionet e lojërave duhet të jenë të përfunduara deri në mes të vitit tjetër, në mënyrë që të sigurohet çdo element me standartet më të larta.

Në një bashkëpunim të ngushtë me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, Komitetin Paralimpik Ndërkombëtar dhe Federatën Ndërkombëtare, është vendosur konfirmimi sa më shpejt që të jetë i mundur i kalendarit të provave, numri i atletëve pjesmarrës dhe lidhjet e tjera të olimpiadës.

Organizatorët kërkojnë edhe krijimin e skuadrave të punës për çdo ngjarje gjatë provave dhe për funksionimin e mjeteve lokale me plan të detajuar për shërbimin mjekësor, transportin, pjesmarrjen e vullnetarëve, ushqimin, vendet e pushimit, etje. Kupa e Botës në hedhjen nga trampolini që do të mbahet në dhjetor, do të jetë edhe prova e parë sportive që do të hapë Pekin 2022.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet