Alex Ferguson

Pësoi hemorragji në tru, Ferguson zgjohet nga koma

Ish-trajneri i Manchester United, Alex Ferguson raportohet se është zgjuar nga koma dhe ka filluar duke folur pasi pësoi hemorragi në tru. Legjenda e futbollit ka komunikuar me njekët dhe familjarët e tij, raporton The Sun. Madje 76-vjeçari ka pyetur edhe për gjendjen e tij. Ferguson ka qenë nën kujdes intensiv që kur u rrëzua në shtëpinë e tij në Cheshire të shtunën. Ai iu nënshtrua një operacioni në tru dhe ra në koma për shkak të hemorragjisë në tru. Sir Alex, i cili ka fituar një rekord prej 13 titujsh në Premier League me Manchester United, raportohet se është bërë më mirë mbrëmjen e së hënës.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet