Phelps çon në 21 numrin e medaljeve të arta

Michael Phelps nuk di të ndalet. Amerikani ka triumfuar në 200 m stil flutur, duke regjistruar kohën 1’ 53’’ 36. Ai la mbrapa japonezin Masato Sakai dhe hungarezin Tomas Kenderesi. ‘Turbina’ amerikane nuk e mbylli me kaq, pasi ekipi amerikan arriti të fitonte stafetën 4x200 m stil i lirë, duke lënë pas Britaninë e Madhe dhe Japoninë. Me triumfin e mbrëmshëm, Phelps e çon në 21 numrin e medaljeve të arta dhe 25 në total.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet