Plas skandali te Spanja, De Gea dhe Muniain të përfshirë në afera seksuale

Plas skandali seksual tek kombëtarja spanjolle. Portieri i Mancester United, David De Gea, sëbashku me sulmuesin e Athletic Bilabao, Iker Muniain, janë futur në listën e hetimit për abuzime seksuale nga policia spanjolle. Akuzat ndaj tyre janë bërë nga një një vajzë spanjolle, e cila pretendon se është abuzuar nga lojtarët në 2012, në një hotel me 5 yje në qëndër të Madridit. Ajo ka qënë e shoqëruar sëbashku me një vajzë tjetër, e cila dyshohet gjithashtu se është abuzuar seksualisht nga dy sportistët. I përfshirë në këtë skandal është edhe shtetasi Ignacio Allende Fernandez, i cili ka bashkëpunuar me lojtarët në abuzime. Mësohet se vajza e abuzuar ka kërkuar mbrojtje nga policia.

Nga hetimet paraprake rezulton se asnjëra prej vajzave nuk është paguar për të qëndruar me futbollistët. Sipas uniformave blu, takimi është koordinuar nga David De Gea dhe Torbes. Autoritetet spanjolle nuk kanë dashur të japin informacione të tjera, duke e mbajtur sekret vazhdimin e hetimeve.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet