Portugalia na bën ''nder'', mund Danimarkën

Surpriza dhe një dhuratë për Shqipërinë vijnë nga ndeshjet eleminatore të Euro 2016 ku Portugalia siguron një biletë për në Francë, ndërsa Gjermania e shtyn zyrtarizimin e kualifikimit p&

Hermesnews - Surpriza dhe një dhuratë për Shqipërinë vijnë nga ndeshjet eleminatore të Euro 2016 ku Portugalia siguron një biletë për në Francë, ndërsa Gjermania e shtyn zyrtarizimin e kualifikimit për sfidën e fundit kundër Gjeorgjisë. Danimarka e Cristiano Ronaldos i dhuroi një asist Shqipërisë me një sukses të ngushtë 1-0 ndaj Danimarkës duke e mbajtur në lojë për një kualifikim direkt skuadrën kuqezi. Luzitanët e shënuan golin e vetëm të takimit në minutën e 66 me autor Joao Moutinhon, i cili tribloi qetësisht në zonën kundërshtare duke kaluar portierin Schmeikel. 90 minutëshi i Bragës rrezikoi të zhbllokohej disa herë që në pjesën e parë nga të dyja skuadrat që kërkuan disa herë golin dhe pavarësisht një shtylle të nordikëve në fillimin e pjesës së dytë, vendasit gjetën rrugën e rrjetës duke siguruar edhe kualifikimin për në Euro 2016 si skuadra e parë e Grupit I.

Në krahun tjetër, Danimarka i ka konsumuar të gjitha sfidat e këtij grupi duke pritur rezultatin e Jerevanit për të shpresuar në kualifikimin direkt. Në Grupin D, Gjermania u mund në Irlandë 1-0 duke rihapur llogaritë pasi kampionët e botës kryesojnë me 19 pikë, të ndjekur nga Irlanda dhe Polonia me nga një pikë më pak. Në sfidën tjetër të këtij grupi, Skocia u ndal në barazim 2-2 ndaj Polonisë, ndërsa Gjeorgjia shkatërroi Gjibraltarin. Në Belfast, Irlanda e Veriut siguroi një kualifikim historik pas fitores 3-1 ndaj Greqisë që i jep kryesimin e grupit F me 20 pikë. Ha[in fals e hodhi Rumania që u ndal në barazim 1-1 nga Finlanda që e mban në vendin e dytë me 17 pikë, e ndjekur me 16 nga Hungaria që kaloi Ishujt Faraoe 3-1.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet