Pozitive në testin antidoping, gjesti i rrallë i peshëngritëses Begaj, betohet mbi Kuran

Peshëngritësja Romela Begaj u betua mbi librin e shenjtë islam dhe deklaroi se medaljet e saj janë të pastra, megjithëse rezultoi pozitive në testin B antidoping. Fituesja e shumë medaljeve ndërkombëtare në peshëngritje mohon me këmbëngulje, se nuk ka përdorur substancën e ndaluar stanozolol. Begaj kërkoi mbështetjen e shtetit shqiptar për ta ndjekur çështjen e saj. Federata Botërore e Peshëngritjes pritet të ndëshkojë sportisten shqiptare.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet