Presidenti Duka inaguron zyrat e reja të FSHF, përmend suksesin e bashkëpunimit me qeverinë

Preidenti i FSHF së bashku me kryeministrin Rama kanë inaguruar ditën e sotme zyrat e reja të FSHF. Duka u shpreh krenar që pas disa vitesh u realizua ëndrra për të pasur një qendër të mirëfilltë të FSHF. Një kompleks që nuk ka në përbërjen e saj vetëm zyra, por një projekt që ka një mini stadium me 500 vende me të gjitha kushtet dhe me të gjitha parametrat për të zhvilluar të gjitha aktivitetet. Në fjalën e tij, Presidenti aktual Duka falenderoi qeverinë dhe kryeministrin Rama për mbështetjen që i ka dhënë këtij projekti, dhe vlerësoi bashkëpunimin me qeverinë duke e konsideruar si një bashkëpunim i suksesshëm për futbollin shqiptar.

“Ky është një investim i FSHF një bashkëpunim me qeverinë dhe kryeministrin Rama që e ka mbështetur fort këtë projekt. E gjithë toka është vënë në dispozicion të këtij projekti falas nga qeveria shqiptare. Është vazhdimi i projekteve dhe bashkëpunimeve të suksesshme që kanë pasur vitet e fundit FSHF me qeverinë shqiptare.

Ju jeni dëshmitarë i investimeve të përbashkëta të bëra të cilat i kanë ndryshuar faqen futbollit shqiptar, "Elbasan Arena", "Loro Boriçi" në Shkodër dhe gjithaashtu jemi në përfundim të një stadiumi kombëtar në Tiranë. Një stadium modern dhe jam i bindur që do të jetë më i miri në rajon që do të presë ndeshjet e ekipit kombëtar dhe tifozët e saj dhe do ti shërbejë zhvillimit të futbollit.

Të gjithë bashkë ne besoj se mund të bëjmë akoma më shumë për futbollin shqiptar, të jampin më shumë suksese, të kemi më shumë rezultate pozitive, të kemi sa më shumë fëmijë që luajnë futboll. Dhe uroj që pas 18 muajsh të jemi bashkë për të inauguruar përfundimin apo fillimin e këtij kompleksi për futbollin shqiptar.”

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet