Princ Harry dhe Hamilton inaugurojnë hapjen e muzeut të garave me makina

Lewis Hamilton, kampioni botëror i “Formula 1”, së bashku me princin Harry, morën pjesë në hapjen e një muzeu britanik të garave me makina, duke ngarë një makinë elektrike tip “Mercedes”. Harry, 35 vjeç, në një nga detyrat e tij zyrtare mbretërore, hapi muzeun “Silverstone Experience”, në një nga pistat më të famshme të garave, në Silverstone, në qarkun qendror të Northamptonshire. Ai falenderoi organizatorët që bënë të mundur krijimin e muzeut. Hamilton, 35 vjeç, i dhuroi muzeut helmetën e fitores së kampionatit 2019.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet