Psg, është zyrtare: Cavani rinovon deri në 2020

Psg bën të ditur rinovimin e Edinson Cavani. Sulmuesi - siç bën të ditur klubi parizien - ka shtyrë kontratën e vet deri në 2020. ''Siç kam thënë gjithmonë - komenton sulmuesi uruguajan - qëllimi im ka qenë gjithmonë që të luaj këtu në Paris. Ky është një ndër klubet më të mëdha në botë. Jam i bindur që klubi i ka të gjitha mundësitë për të arritur të gjithë objektivat. Jemi ambicioz për sezonin e ardhshëm.

Presidenti i kënaqur: ''Kjo shtyrje e re e kontratës rithekson besimin që kemi tek Edinson Cavani", ka deklaruar presidenti i klubit, Nasser Al-Khelaifi. ''Ai është thjesht sulmuesi më i mirë për momentin në botë. Eshtë një nga sulmuesit elitar në Europë. Cavani ka në zemër Parisin, ka një histori të vërtet dashurie me klubin, tifozët dhe qytetin. Cavani po bën historinë e klubit, e falenderojmë për ambiciet dhe perkushtimin e vet. Tifozët tanë duan Edinson sepse jep gjithmonë gjithçka, në çdo minutë të çdo ndeshjeje. Firma e Cavanit është një sinjal i fortë, për të gjithë ato që duan këtë klub. Psg, mbyll numri një i klubit, mund të shohë të ardhmen me besim, stabilitet dhe ambicie''.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet