Qeveria lëvron 1.5 mld Lekë

Nuk do të ketë asnjë pengesë për rikonstruksionin brenda afatit të parashikuar të stadiumit të Shkodrës ''Loro Borici''. Qeveria shqiptare, sikurse kishte premtuar, ka akorduar 1.5 miliardë Lekë p&eum

HermesNews - Nuk do të ketë asnjë pengesë për rikonstruksionin brenda afatit të parashikuar të stadiumit të Shkodrës “Loro Borici”. Qeveria shqiptare, sikurse kishte premtuar, ka akorduar 1.5 miliardë Lekë për përfundimin e punimeve që kanë nisur prej disa muajsh. Kjo shumë e cilësuar si “Transfertë për Federatat”, është lëvruar nga qeveria në mbledhjen e saj të radhës. Pavarësisht punimeve po ecin me ritme të kënaqshme, “Loro Borici” nuk do të jetë gati për ndeshjen eliminatore të Europianit ndaj Serbisë në muajin Tetor. Pak kohë më parë FSHF komunikoi në një konferencë për shtyp, se në këtë impiant nuk mund të luhen ndeshje eliminatore pa u testuar në një sfidë miqësore. Qeveria e futbollit shqiptar ka premtuar se në muajin Nëntor në “Loro Borici” do të luhet një miqësore luksi, teksa mbetet për t’u përcaktuar kundërshtari. Stadiumi i ri i Shkodrës do të jetë më i madhi në Shqipëri dhe do të ketë një kapacitet rreth 17 500 vende.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet