Rashica dhe Shala zgjedhin Kosovën

Milot Rashica dhe Herolind Shala nuk do të jenë më pjesë e kombëtares së Shqipërisë. Ata tashmë do t’i bashkohen Kosovës nën urdhrat e trajnerit Albert Bunjaki. Pamjet e fundit të Shalës dhe Rashicës janë në momentin kur po largoheshin kokë ulur nga hoteli i kombëtares së Shqipërisë, përpara fillimit të Europianit. Të zhgënjyer nga mospërfshirja, dy mesfushorët vendosën të largohen nga kombëtarja shqiptare. Nëpërmjet një mesazhi të dërguar në FSHS, Rashica sqaron se kjo ishte një zgjedhje zemre, ndërkohë Shala shprehet se largimi i tij ka të bëjë me faktin që nuk gjeti hapësira te kuqezinjtë. Një emër tjetër që ka zgjedhur Kosovën është Alban Meha. Largimi i tij ishte i pritshëm, pasi De Biazi nuk e mori në konsideratë gjatë eleminatoreve të Euro 2016 por edhe gjatë finaleve. Me marrjen e sinjalit pozitiv nga Fifa për pjesëmarrje në eleminatoret e Rusi 2018, trajneri i Kosovës u ka bërë ftesë të gjithë lojtarëve me origjinë nga Kosova, ti bashkohen kësaj kombëtareje.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet