Reagimi i kuqezinjve për humbjen me Bosnjen

Gianni De Biasi dhe lojtarët kuqezinj pas disfatës me Bosnjen u shprehen se kombëtarja meritonte më shumë me paraqitjen e bërë, ndërsa hodhen poshte se atmosfera në skuadër nuk është pozitive

Gianni De Biasi dhe lojtaret kuqezinj pas disfates me Bosnjen u shprehen se kombetarja meritonte me shume me paraqitjen e bere ndersa hodhen poshte se atmosfera ne skuader nuk eshte pozitive. Ne anen tjeter, Dzeko dhe Lulic u shprehen te kenaqur per fitoren por vleresuan edhe djemte kuqezi.

De Biasi: Të gjitha humbjet lënë shenjë. Ata që kanë sy dhe e njohin futbollit e kuptojnë rezultati më i drejtë do të ishte fitorja e Shqipërisë. U ndëshkuam nga dy gabime individuale, ndërsa lojën bëmë ne. Aktivizuam ndonjë futbollist që nuk ka luajtur kohët e fundit. Nëse nuk provojmë lojtarë në miqësore atëherë do të humbasim kohë në projektimin e së ardhmes. Sigurisht që duam edhe të fitojmë por edhe për të menduar për lojtarët që do të aktivizojmë për të ardhmen.

Senad Lulic: Shqipëria këtë radhë e pashë ndryshe, me emra të rinj. Është gjë bukur që i zhvillojmë këto miqësore për të parë formën e futbollistëve. Për ne ishte e rëndësishme të fitonim. Dëshira për të fituar ishte nga të dyja anët, kemi luajtur për të fituar, por ne u treguam më të zotë. Megjithatë kjo ishtë vetëm miqësore. Edhe ne provuam shumë lojtarë të rinj. Shqipëria luajti mirë por ne shënuam ne momentet e duhura. Me pak fat mund të përfundonte 2-2.

Edin Dzeko: Është bukur kur shënon, ky ishte goli i 50-të me kombëtaren. Jam i kënaqur edhe për fitoren sepse kishim shumë lojtarë të rinj. Ne kemi një ndeshje të rëndësishme ndaj Grëqisë, por nëse duam të shkojmë në Rusi duhet të fitojmë. Jam i bindur se në fushën tonë do t’i kalojmë.

Veseli: Kemi shvilluar nj ndeshje të mirë dhe e kemi kontrolluar lojën, rasti i Latifit në fund bëri mrekulli portieri që nuk lejoi golin. Kmi oësuar disa gola të lehtë,. Penalltia dhe më pas goli i dytë topi më kaloi poshtë këmbëgëvë. Kemi mundësi të përmirësohemi dhe të ecim përpara. Bosnia luajti më shumë në mbrojtje. Ne provuam të luajtëm një ndeshje të mirë dhë të shënonim.

Llullaku: Kishim nevojë për lojtarë pozitiv për klimën që kemik në këto moemnte. Loja ishte shumë e mirë, e kontrpolluam lojë. Bosnia shënoi dy gola në dy raste. Ne jemi tëkëanqur për lojën që zhvilluam. Me këtë mendim duhet të ecim përpara. Mendoj se e kemi kotroplluar topin, ndoshta nuk patëm raste të pastra, por nga mënyra sesi shkoi loja jemi të kënaqur. Kisha dëshirë të luaja ndaj Italisë por kjo është zgjedhje e trajnerit dhe duhet ta respektojmë. Ndoshta në atë momentin ka menduar se dikush tjetër do ta meritontë më shumë.

Cikalleshi: Unë do të isha i kënaqur që të fitonim, pak rëndësi ka kush shënon. Nga sulmuesi pritet goli, në momentin që ekipi zhvillon lojë të mirë sulmuesi e ka më të lehtë të shënojë. Për katër humbjet e fundit, ajo me Izraelin na prishi bilancat. Me Italinë dhe Spanjën s’do shumë koment, .Sot zhvilloi një ndeshje të mirë, por u ndëshkuam nga episodet. Me kalimin e ditëve do të dimë ta bëjmë kthesën.

Hyka: Pjesa e parë nuk ishte aq e dobët,m golat e bënë të tillë. Qarkulluam topin dhe krijuam raste. Pjesën e dytë treguam karaketr, krijuam raste shënuam me pak fat mund të barazonim. Me pak kujdes edhe mund t’i evitonim golat që pësuam ndaj mendoj se nuk ishte një ndeshje nën nivelin mesatar.

Hysaj: Ishin ca gabime tona që na penalizuam. Në pjesën e dytë luajtëm edhe më mirë e ndoshta meritonim më shumë. Lojtarët do të luajnë nëpër skuadrat e tyre dhe do të bëjnë më mirë në kombëtare. Kur të shkoj te Napoli do të shohim cfarë problemi kam. Shpresoj të jem kundër Juventusit. Me Higuanin jemi miq. Cunat janë fantastikë, s’ishte nevojë të flisja. Bën mirë të dalësh jashtë futbollit. Shiriti i kapitenit më shumë përgjegjësi.

Balaj: Katër humbje radhazi… sigurisht nuk na vjen mirë. Duke parë kundërshtarin dhe lojën që kemi bërë. Nuk është situatë për t’u alarmuar. Golat që shënoi Bosnja ishin fragmente apo gabimet tona. Ua dhuruam golat. Është trajneri që bën zgjedhjet taktike. Kush ka qenë në formacion ka bërë maksimumin. Sa më shumë forca sulmuese për ne që jemi përpara më mirë është.

Memushaj: Ndeshje që duhej fituar sepse kemi kohë pa fituar. Taktikisht kemi luajtur një takim të mirë. Kemi pësuar dy gola që s’duhet t’i merrnim. Këto gabime nuk duhet t’i bëjmë më. Sot ishte miqësore, u shërbeu atyre që nuk luajtën shumë me ekipet e tyre dhe ca lojtarëve të rinj. Provuam një modul të ri. Kemi zhvilluar një ndeshje dinjitoze. Nuk besoj se një kombëtare do të varet vetëm nga dy lojtare. Duhet të mendojmë për të gjithë.

Lila: Normalisht nuk jemi të lumtur por duke parë sesi kemi luajtur kemi treguar se kemi me personalitet. Ashtu si luajtëm në pjesën e dytë meritonim pse jo ta fitonim takimin. Duhet të vijojmë me këtë ritëm dhe t’u kthehemi rezultate. Gjendja është shumë e mirë, Harmonia mbizoptëron. Por nuk mund t’i bëjmë të gjithë ndeshjet si në Francë. Ne duhet të jemi të gjithë të bashkuar. Përcarje në ekip s’ka fare. Videoja është bërë problem, kam takim me skuadrën të shohim cfarë do të ndodhë.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet