Real Madrit, Zidane: ''E kaluara nuk vlen''

''Shkojm të luajmë një ndeshje, kundër një rivali që na njeh shum mirë, është një sfidë prej 50 me 50''. Zinedin Zidane nuk e sheh Real Madritin favorit në prag të ndeshjes së parë të Champions Laegue kundër Atletico. ''Do bëjmë çdo gjë që të fitojmë ndeshjen. Dhe një 0-0 do të mund të ishte mirë? Të mendojmë vetëm për të fituar, si në shtëpi si jashtë. Nuk duhet të mendojmë që kemi dhe ndeshje kthimi. Tifozët kërkojnë Isco? Të shohim nesër''. ''E kaluara është e kaluara e nuk mund të mbështetësh shumë. Në të kaluarën kemi fituar, por kjo nuk do të thotë se do të ndodhë dhe këtë herë'', ka vijuar Zidane. Shumë respekt për kundërshtarin: ''Simeone e Burgos po bëjnë një punë fantastike. Njoh pak Burgos, më pëlqen dhe e respektoj shumë. Simeone e njoh vetëm si kundërshtar në fushë, por dhe për të respekti është në maksimum. Jemi përgatitur mirë dhe jemi gati. Nuk i dihet kurrë çfarë mund të ndodhë, por mezi po presim të zbresim në fushë''. Përsa i takon individëve: ''Varane është gati, por do jemi pa Pepe që nuk është rekuperuar. Jam i kënaqur për Nacho, Ramos e Varane, me to do luajmë fundin e sezonit'', ka mbyllur Zidane.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet