Redbull zëvendëson Kvyat me Verstappen

Skuderia e Redbull ka vendosur të ndëshkojë pilotin e saj Daniil Kvyat pas aksidentit që shkaktoi në garën e fundit të Rusisë, ku goditi dy herë nga prapa Sebastian Vettel. Vendin e tij do të zërë talenti i kësaj skuderie Max Verstappen, i cili do të pilotojë përkrah australianit Daniel Riciardo. Ndërkohë piloti rus do të zëvëndësojë Verstappen tek skuderia ‘Toro rosso’. Zyrtarë të Redbull janë shprehur se midis tyre dhe Toro rosso, ekziston një kontratë ku mund të shkëmbejnë pilotët. Ata kanë shtuar se Kvyat do të ketë mundësi të rifitojë formën e tij të mëparshme dhe të tregojë potencialin e tij tek Toro rosso.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet