Roman Abramovich i padëshiruar në Zvicër. Policia 'i lidhur me grupe kriminale dhe pastrim parash'

Drejtuesi i klubit futbollistik të Chelsey, Roman Abramovich, raportohet se i është hequr e drejta e lejeqëndrimit në Zvicër, pasi disa policë kanë denoncuar se ai ka shumë mundësi që “të jetë kërcënim për sigurinë publike” si dhe “një rrezik për reputacionin e vendit”. Një gjykatë në Lozanë ka publikuar edhe vendimin e Zyrës Federale Policore në lidhje me milionerin rus.

Sipas vendimit, theksohet se aplikimi i Abromovichit është ndaluar për shkak të dyshimeve se ai mund të jetë i përfshirë në ngjarje ilegale si pastrim parash dhe se ai ka lidhje me grupet kriminale. Sipas njërës prej mediave vendase, FedPol, nuk ka dhënë asnjë dëshmi në lidhje me ato që është shprehur publikisht dhe se ka rererva për shkak të hetimit mbi informacionin.

51 vjeçari nuk është akuzuar specifikisht per ndonjë krim ose lidhje me krimin në Zvicër ose vend tjetër. Avokati i tij Daniel Glasl, ka dënuar vendimin e marrë. “Çdo sugjermin se Abramovich është përfshirë në çështje për pastrim parash apo lidhje me grupet kriminale është totalisht false. Ai nuk është dhe nuk ka qenë asnjëherë i lidhur me krimin ose grupet kriminale”.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet