Romela Begaj, kampione bote në peshngritje

Romela Begaj, peshëngritësja shqiptare, u shpall kampione bote në botërorin që u zhvillua në ShBA. Ajo fitoi medaljen e arit në stilin e shkëputjes ndërsa në dygarësh zuri vendin e dytë duke fituar medaljen e argjendtë.Në provën e parë ajo ngriti 103 kg, më pas shtoi edhe dy kg në shtangën e saj, duke e realizuar me sukses provën e dytë. Në provën e tretë ajo ja doli mbanë të ngrinte 107 kg, për të siguruar medaljen e artë, me një kg më shumë se rivalja kolumbiane.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet