Ronaldo i bashkohet luftës ndaj COVID-19: Hotelet e tij do t’i kthejë në spitale

Cristiano Ronaldo, fitues i pesë topave të artë është në karantinë, në qytetin e tij të lindjes, Madeira, Portugali.

Futbollisti i “Juventusit”, sipas “Tuttosport”, ka vendosur t’i bashkohet luftës kundër koronavirusit të ri, COVID 19.

Ronaldo ka bërë të ditur se hotetelet në pronësië të tij do t’i kthej në qendra spitalore për të ndihmuar të prekurit nga COVID 19 në vendin iberik. Shërbimi do të jetë falas, stafi mjekësor, infermierët dhe punonjësit e tjerë do të paguhen nga Ronaldo.

Ronaldo ndodhet në karantinë, pasi Daniele Rugani, mbrojtësi i “Juventusit”, ka rezultuar pozitiv sa i takon koronavirusit, duke detyruar kështu të gjithë skuadrën bardhezi të vetë karantinohet.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet