Rusia përjashtohet për katër vjet nga aktivitetet ndërkombëtare sportive. Skandal për shkak të anti-doping nga atletët rusë

Njëri nga zëdhënësat e WADAs, Agjencia Botërore Antidoping, sot publikoi edhe vendimin e marrë nga Komitetit Ekzekutiv i Agjencisë në Dal Royal Savoy Hotel duke thënë se “Rusia do të qëndrojë jashtë lojërave olimpike për katër vitet e ardhshme duke nisur nga ato të Tokios 2020 deri në Pekin 2022”.

Lajmi është bërë i ditur zyrtarisht edhe nga agjencia ruse e lajmeve Tass. Komiteti nga ana tjetër e ka marrë vendimin unanimisht pasi laboratori në Moskë, ka dhënë të tjera dokumenta dhe prova false në lidhje me drogërat e marra nga lojtarët ruse gjatë olimpiadave të fundit.

Komiteti Olimpik Kombëtar i Rusisë, RUSADA tashmë do të ketë në dispozicion vetëm 21 ditë për të pranuar akuzën e bërë ndaj tyre ose ta çojë çështjen për shqyrtim në Gjykatën e Arbirtrazhit të Sportit në Zvicër.

Vendimi për apelim nuk është marrë nga administratori Yuri Ganus, njëri nga figurat më të njohura për kritikë ndaj autoriteteve ruse mbi çështjen në fjalë. Marrja e vendimit tashmë është në dorën e Komitetit Olimpik Rus, i cili i ka etiketuar sanksionet dhe vendimin si “alogjike dhe tepër të gabuara”.

Disa prej kritikave më të forta kanë ardhur edhe nga Alisher Usmanov, miliarderi rus dhe shefi i federatës ndërkombëtare ruse, i afërt me disa figura të njohura të komitetit. “Lufta e zhvilluar kundër doping nuk duhet të ndryshojë linjën e aplikimit të sanksioneve të reja për herë të dytë dhe për të njëjtën gjë”, ka shkruar në një letër të hapur drejtuar WADAs.

Rusia aktualisht po akuzon dëshmitarin kryesor të WADAs, Grigory Rochenkov, pasi ai ka qenë vetë personi i cili ka modifikuar në mënyrë sekrete të dhënat e atletëve. Arratisja e ish-drejtorit të laboratorit në Moskë, është dëshmi kyçe në programin e mbrojtjes së dëshmitarëve në SHBA, e treguar qartësisht në një dokumentar i cili fitoi edhe çmimin Oskar.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet