SHIHEMI NË FRANCË !

Kombëtarja shqiptare shënon tre gola në Armeni, kualifikohet

TIRANË - Kombëtarja shqiptare ka fituar 3 - 0 në Armeni duke prerë kështu biletën përfundimisht për në France 2016. Kombetarja prek ëndrrën dhe kualifikohet. Kjo ishte ndeshja e fundit që Kombëtarja shqiptare zhvillonte në këto eleminatore. Shqiperia ka shënuar në minutën e 9të me një autogol të mbrojtësit armen Hovhannisyan, më pas ka shënuar Gjimshiti në minutën e 23të. Në pjesën e dytë ka shënuar Armando Sadiku në të 76tën. Nëpër rrugë kanë filluar festimet.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet