Schweinsteiger lë kombëtaren në moshën 32 vjeçare

Mesfushori gjerman i Mancester United ka deklaruar tërheqjen e tij nga kombëtarja. Bastian Schweinsteiger lë kombëtaren gjermane pas 120 paraqitjesh, nëmoshën 32 vjeçare, duke qënë lojtari me më shumë prezenca. Me kombëtaren gjermane, Schëeinsteiger e arriti kulmin në 2014ën në kampionatin botëror, ku ishte një nga më të mirët në finalen e fituar. Turneu i parë me kombëtaren për mesfushorin ishte kupa e botës, e cila u zhvillua në Gjermani, ku skuadra e drejtuar nga Jurgen Klinsman, u eleminua në gjysmëfinale nga Italia. Që nga viti 2006, Schweinsteiger ka marrë pjesë rregullisht në të gjithë turnetë europianë dhe botërore me Gjermaninë. Pas Lahm dhe klose në 2014ën, Schweinsteiger është idhulli i rradhës i tifozë gjermanë që largohet nga kombëtarja.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet