Serbia ''shtang'' Shqipërinë, e mund në fund 2-0

Ne nuk jemi si ata, dhe kjo u provua kur të gjitha frikërat mbi sjelljen e tifozerisë u shkrinë në momentin e himnit serb, pati ndonjë vërshëllimë, por gjëra të tilla ndodhin kudo dhe këto pamjet

Hermesnews - Ne nuk jemi si ata, dhe kjo u provua kur të gjitha frikërat mbi sjelljen e tifozerisë u shkrinë në momentin e himnit serb, pati ndonjë vërshëllimë, por gjëra të tilla ndodhin kudo dhe këto pamjet është e pamundur ti krahasosh me ato të Beogradit. Emocionet e vërteta padyshim në momentin e Himnit tonë Kombëtar, të gjithë në këmbë, të gjithë jemi një.

De Biasi konfirmoi ndryshimet në formacion, me Gjimshitin në qendër të mbrojtjes krah Canës nga një fanellë titullari për Lilën, Memushajn e Bashën dhe Balajn në sulm në të vend të Cikalleshit. Rëndësia e ndeshjes kuptohet dhe në tensionin në sytë e një njeriu zakonisht gjaftohtë si De Biasi . Padyshim tension ka dhe te serbët me Milivojevic që mer të verdhin e parë që në minutën e 3. Shqipëria e nis në sulm, në minutën e 9 krosim i Lenjanit nga e majta gjuan me kokë Lila para portë po pa forcën dhe saktësinë e duhur. Shqipëria luan para ndërsa Serbia kërkon të përfitojë nga kundërsulmi dhe në të 22 rrezikon me skemën nga goditja e këndit por për fat topi i Ivanovic për fat shkon mbi tranversë. Fantastikë tifozët shqiptarë në tribunën e stadiumit, madje ka dhe duartoriktje për Ivanovic kur largon topin pasi Xhaka është i shtrirë në tokë. Vërtet fantastikë. Në fushë aksion i bukur i kuqezinjve në të 34 i cili përfundon me Lilën që provon nga jashtë zonës por topi shkon goxha lart. Episod moviole në minutën e 36. Aksion i serbëve nga e djathta Tosic shkon dhe përplaset me Berishën dhe Ljajic me portierin e shtrirë në tokë con topin në rrjetë por Ricoli anullon golin. Në futboll ka një rregull portieri nuk preket. Vetëm 3 minuta më pas rasti është në krahun tjetër me pasimin e Lilës që është e pamundur të arrihet nga Lenjani para portierit. Në minutën e 44 dëmtohet Andi Lila dhe e ka të pamundur të vazhdojë, pjesa e dytë nis me Kacen në vend të tij.

Sfida vijon intensive Milivojevic gjuan jashtë nga kufijtë e zonës në të 47 ndërsa 3 minuta më pas për tu harruar edhe goditja e Lenjanit. Shqipëria ka në krahun e saj kontrollin dhe inisiativën në minutën e 60 krosim i Agollit, Lenjani nuk arrin por aty pas është Xhaka që godet por topi devijohet në këndore. Ja vlen të mos humbeet edhe Oleja e tifozëve në Elbasan Arena, vërtet fantastikë edhe kur duartrokasin kapitenin e Serbisë Ivanovic kur del i dëmtuar, leksion i pastër qytetarie për serbët që kanë ndjekur ndeshjen. Lajmi i mirë nga Braga ndez më tepër stadiumin, Moutinho i ka bërë gol Danimarkës, një fitore kualifikim Shqipërinë dhe mesazhi kalon nga tifozët në fushë.

Në minutën e 68 De Biasi fut në fushë Cikalleshin në vend të Balajt, dhe kavajasi i jep tjetër ritëm sulmit, i jashtëzakonshëm në minutën e 76 vallëzon në driblim mes kundërshtarëve dhe lëshon një goditje që vetëm një supergrushtim i portierit Stojkovic i mohon golin. Në minutën e 89 Miralem Sulejmani përparon i vetëm por është Berisha që del për ti rrëmbyer topin, ishte këmbana e alarmit pasi kur të gjithë mendonin se të paktën barazimi ishte në xhep, mbrojtja e Shqipërisë gënjehet në pozicionimin për kundërshtarët që janë jashtë loje, pasi Kolarov është në rregull dhe avancon për të kaluar Berishën. 1-0 për Serbinë, në Elbasan Arena pllakos heshtja, në fushë kuqezinjtë hidhen të gjithë para duke bërë gabimin më klasik në raste të tilla, pasi me hapësirën e krijuar kundërsulmi i serbëve është fatal me Canën që është jashtë kohe në ndërhyrjen ndaj Ljajic i cili përparon për golin e 2-0 . Vërtet shokuese, dhimbje dhe lot në Elbasan Arena, lajmi i mirë është se Danimarka është mundur dhe me një fitore në Armeni Shqipëria kualifikohet por ka kohë për llogaritë, më parë të gjithë duhet të marrin veten.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet