Serie A, Napoli “shkatërrohet” nga Roma në shtëpinë e tij në “San Paolo”

Dhuruan spektakël për tifozët dy supersfidat e të shtunës, Lazio – Juventus dhe Napoli – Roma. Napoli, mgjs luftonte për titull, u mposht rëndë nga Roma me rezultatin 4-2. Roma kaloi në avantazh që në pjesën e parë të ndeshjes me dy gola të Cengiz Under dhe Edin Dzeko. Verdhezkuqtë kryeqytetas vijuan të ruanin avantazhin me dy gola të tjerë nga Dzeko dhe Perotti në pjesën e dytë. Një humbje e rëndë për Napolin, që ka një pikë përpara Juve-s, por me një ndeshje më shumë. Roma është ngjitur në zonën Champions. Më herët, goli i minutës së fundit nga Dybala i dha fitoren bardhezinjve të Juventus në përballjen me Lazio-n.

Të dielën në 20:45 luhet derbi Milan-Inter.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet