Shkarkohet Panucci, Ervin Bulku dhe Sulejman Mema në drejtimin e kombëtares

Federata Shqiptare e Futbollit njofton se ditën e sotme ka ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin me trajnerin Christian Panucci. “E falenderojmë trajnerin Panucci për punën e zhvilluar deri më tani dhe i urojmë suksese në vazhdimin e karrierës”, thuhet në njoftimin e FSHF. Ekipi kombëtar në ndeshjen e dytë zyrtare eliminatore kundër Andorrës në transfertë do të drejtohet nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema, si edhe pjesa tjetër e stafit aktual. Shkarkimi i Panuccit vjen pas humbjes që pësoi mbrëmë Kombëtarja në ndeshjen kundër Turqisë, e vlefshme për eliminatoret e Euro 2020, grupi H, me rezultatin 0-2.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet