Shkëlzen Gashi, titullar me Koloradon

Megjithëse skuadra ku luajti e humbi ndeshjen, Shkëlzen Gashi u aktivizua si titullar në takimin mes Kolorados dhe Siatëll. Në këtë takim, ai u zëvendësua në minutën e 78 të ndeshjes. Megjithëse nuk arriti të ndihmonte dot ekipin e tij të shmangte humbjen, loja që Gashi bëri ishte e mirë dhe e qëndrueshme. Kolorado kaloi i pari në avantazh në minutën e 13 me anë të Dojle, por Morris në minutën e 17 dhe Lodeiro në minutën e 61-të me penallti përmbysën shifrat. Pavarësisht humbjes, Kolorado është ende në garë për t’u shpallur kampion në Konferencën e Perëndimit, duke qënë se në ndeshjen e kthimit në fushën e tij i mjafton një fitore 1 - 0. Në rast të shpalljes kampion në Konferencë, Kolorado kualifikohet edhe për në finalen e madhë të play off të kampionatit amerikan ku ndeshen kampionët e dy konferencave. Shkëlzen Gashi pritet të shkëlqejë edhe në ndeshjen e kthimit, pasi përgatitja e tij është e mirë dhe gjëndja fizike është e pëlqyeshme.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet