Shqipëri - Izrael, gati biletat

Ka filluar shitja e biletave të futbollit për Eliminatorët e kupës së botës Rusi 2018, Shqipëri-Izrael, e cila do të luhet më 12 nëntor 2016, ora 20:45 në stadiumin Loro Boriçi, Shkodër. Biletat mund t’i blini në dy pikat e mëposhtme.

Tiranë:

Dyqani zyrtar i FSHFsë, Rruga e Elbasanit (kryqëzimi me Rr. Themistokli Germenji); Orari 10:00-19:00 (e diela pushim).

Shkodër:

Stadiumi Loro Boriçi, Tribuna C4, Rruga Djepaxhiej Nr. 2; Orari 10:00-19:00 (e diela pushim).

Çmimet e biletave sipas tribunave janë si mëposhtë:

C2 , C3, C4 + E2, E3, E4 = 1.000 lekë

C1, C5 + E1, E5 = 1.500 lekë

D1, D4 = 2.000 lekë

D2, D3 = 3.000 lekë

A, B = 8.000 lekë

VIP = 18.000 lekë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet