Shqipëri - Zvicër 0 1. Kuqezinjtë humbasin rastin e artë

Ka kaluar me emocion, dhe me humbje okazionesh të arta, ndeshja e parë e shqipërisë në Kampionatin Europian të futbollit Euro 2016. Djemtë nuk arritën të shfrytëzonin sa duhet disa raste fatlume që iu dhuruan kundërshtarët e tyre, të cilët shënuan një gol në minutat e para të ndeshjes, çfarë Italiani De Biasi e quajti "presion" të fillimit.

Ndeshja Shqipëri - Zvicër ka përfunduar kështu me rezultatin 0 -1 dhe kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për ndeshjen e radhës.

Kuqezinjtë kanë zbritur në fushë me formacionin më të mirë Berisha, Hysaj, Cana, Mavraj, Agolli, Kukeli, Xhaka, Abrashi, Lenjani, Roshi, Sadiku. Ndërsa Zvicra me Sommer, Lichsteiner, Schar, Djourou, Rodriguez, Behrami, Xhemaili, Xhaka, Shaqiri, Mehmedi Seferoviç.

Në momentin kur kombëtarja shqiptare po rritej dhe pati edhe një rast me Sadikun, ka ardhur goditja e dytë. Kapiteni Lorik Cana ka marrë karton të kuq në minutën e 36të duke lënë me 10 lojtarë Shqipërinë.

Por momenti kulmor ka arritur kur Shkëlzen Gashi ka pasur një rast të pastër dhe ka shpërdoruar gjithçka. Në Tiranë në shëshin Nene Tereza ishte krijuar një fan zonë për të festuar ndeshjen e parë të shqipërisë, por fatkeqësisht entuziazmi i fillimit ra shpejt.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet