Shqipëria në Yerevan për të shkruar historinë

Një ndeshje që vlen sa një histori. Në Yerevan, Shqipëria do të luajë sot ndeshjen më të rëndësishme të Kombëtares në 80 vjet nga krijimi i saj, finalen tonë të Europianit, at

Hermesnews - Një ndeshje që vlen sa një histori. Në Yerevan, Shqipëria do të luajë sot ndeshjen më të rëndësishme të Kombëtares në 80 vjet nga krijimi i saj, finalen tonë të Europianit, atë që do të na jepte një biletë për në Francë. Nga 7 Shtatori i 2014-tës deri më 11 Tetor të 2015 kemi përjetuar 13 muaj të jashtëzakonshëm kuqezi, të cilët është momenti t’i kurozojmë me një fitore të vetme. Në Armeni, Kombëtarja luan për ëndrrën më të madhe të futbollit shqiptar, të jetë pjesë e një Europiani, të jetë mes më të mirave të kontinentit.

Në 13 muaj jemi gëzuar, kemi ëndërruar, kemi klithur gol, kemi qëndruar për pesë ndeshje të pathyer, kemi luftuar dhe dyerve të gjykatave europiane, e si asnjëherë tjetër siguruam dhe një vend në play-off pas katër ndeshjeve të para, por dhe kemi vuajtur në minutat e fundit duke provuar jo thjesht dëshpërimin por vuajtjen që mund të shkaktojë “krisja” e një ëndrre të madhe.

Ëndrra jonë megjithatë nuk është thyer dhe ne jemi sërish në fushë duke luajtur 90 minutat e fundit, si në një finale. Shqipëria sot luan finalen e saj, dhe për herë të parë në histori, nuk është më e nevojshme të ëndërrojmë, pasi realititeti që kjo Kombëtare na ka dhuruar është mrekullisht më i bukur dhe se një ëndërr. Jemi në play-off por mund të arrijmë edhe më larg, në Francë, për Europianin tonë të parë. Shqipëria e futbollit sot mund të na zgjojë, në Europë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet