Shqipëria përballet sot me Francën, pritet lojë sulmuese nga kuqezinjtë

Gianni De Biasi ka zgjedhur më shumë zgjuarsi dhe më pak muskuj në ndeshjen ndaj Francës. Tekniku italian pritet të hedhë në fushë një formacion sulmues, për të surprizuar Francën, e cila pret që Shqipëria të luajë në mbrojtje.

De Biasi pritet të rreshtojë Ajetin përkrah Mavrajt, pavarësisht paraqitjes së mirë të Kukelit në ndeshjen me Zvicrën. Për De Biasin, Ajeti garanton më shumë siguri në lojën në ajër, ku do të përqëndrohet dhe pjesa më e madhe e sulmeve të Francës.

Titullarë priten të jenë Andi Lila, Ergys Kaçe dhe Ledian Memushaj, pasi Taulant Xhaka dhe Odise Roshi, nuk janë në 100% të kondicionit fizik. Përsa i përket krahëve të mbrojtjes dhe sulmit, tekniku italian nuk ka bërë ndryshime dhe pritet të aktivizojë të njëjtët lojtarë si ndaj Zvicrës. Ndërkohë shiriti i kapitenit do të mbahet nga Agolli, pasi Lorik Cana u ndëshkua me karton të kuq ndeshjen e mëparshme.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet