Shuhet legjenda e futbollit Johan Cryuff

Legjenda hollandeze e futbollit Johan Cryuff, u shua ditën e djeshme në moshën 68 vjeçare. Ai ndërroi jetë më pak se gjashtë muaj pasi u diagnostikua me kancer në mushkri. Si lojtar Cruyff shpiku futbollin total, me të cilin u dashuruan miliona tifozë të futbollit në mbarë botën. Në karrierën e tij, legjenda hollandeze, ndihmoi Ajaxin të fitonte tre kupa Europe gjatë viteve 1971-1973, si dhe është shpallur lojtari më i mirë europian në vitet 1971,1973 dhe 1974. Më pas ai u transferua tek Barcelona, ku u bë një nga më të mirët, duke e ndihmuar skuadrën të fitonte tituj të rëndësishëm. Cryuff dha një kontribut të madh edhe për kombëtaren hollandeze, pasi e kualifikoi atë për në finalet e kupës së bots në 1974, ku lëvizjet e tij në fushë mahnitën të gjithë fansat e futbollit, jo vetëm ato të Hollandës. Legjenda hollandeze ka qënë i sukseshëm si në karrierën si futbollist ashtu dhe si tajner, ku fitoj trofeun e Champions Leauge me Barcelonën. Emri i tij është shënuar me gërma të arta në librin e historisë së futbollit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet