Sinjale pozitive nga kombëtarja, Mavraj dhe Abrashi të gatshëm për de Biasin

Lajme të mira për kombëtaren shqiptare të futbollit. Mbrojtësi i qëndrës Mërgim Marvraj i cili ndërpreu stërvitjen për shkak të problemeve muskulare është bashkuar sërish me grupin, nën urdhërat e de Biasit. Prezenca e lojtarit të Kolnit në fushë është shumë e rëndësishme, pasi ai ofron siguri në krah të kapitenit Cana.

Sinjale të mira edhe për Amir Abrashin i cili duket se tashmë i ka kaluar problemet në shpatull, të cilat iu shfaqën pas grumbullimit në Austri. Lajme të mira edhe për gardianin Etrit Berisha, i cili është stërvitur normalisht me trajnerin e portierëve Ilir Bozhiqi dhe me dy gardianët e tjerë Shehi e Hoxha.

Seanca stërvitore e kombëtares gjatë paradites së sotme zgjati 60 minuta, me Paolo Tramezzanin që drejtonte programin stërvitor dhe me kapitenin Cana që orientonte shokët e ekipit. Atmosfera në kampin kuq e zi është mjaft pozitive dhe ‘shqiponjat’ po pregatiten të befasojnë kundërshtarët në europian.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet