Skandal në futbollin belg. Policia lëshohet ndaj klubeve sportive me akuzën për korrupsion dhe pastrim parash

Një skandal i madh korrupsioni ka përfshirë futbollin belg, pasi autoritetet lëshuan për hetim një numur të madh policësh në të gjithë vendin dhe përreth europës, për shkak të skandaleve financiare në lidhje me ndeshjet futbollistike. “Në total 44 policë nisën kërkimet në Belgjikë, 13 në Francë, Luksemburg, Qipro, Maqedoni, Serbi dhe Mal të Zi”, sipas zyrës së prokurorit të përgjithshëm belg.

Në deklaratën e prokurorit theksohet se hetimi një vjeçar në futbollin belg, tregoi hapur për “operacionet e dyshuara financiare” nga agjentët e sportit duke ndikuar në lojë gjatë sezonit të fundit. Hetimi juridik, shpreh “organizim kriminal, pastrim parash dhe korrupsion privat”. Tre klubet më të mëdha të vendit “Andrelecht” e Brukselit, si dhe “Standard Liege” së bashku me “Brugge”, janë nën hetim të imtësishëm për të gjitha financat e kryera.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet