Skandali me portën e Shkëndijës/ Jose Mourinho: 'Kujtova se isha zgjatur, por ishte zvogëluar porta'

Në kuadër të turit eleminitor për grupet e Europa League, Shkëndija e Tetovës u përball ndaj gjigandëve anglezë Tottenham ku edhe u eleminuan pas humbjes 3-1. Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Toshe Proeski” në Shkup.

Por portierët e Spurs-ave kanë zbuluar një skandal, pasi portat ishin zvogëluar me 5 cm.

Këtë gjë e ka njoftuar edhe trajneri i Tottenham, Jose Mourinho i cili nëpërmjet një postimi ironik në Instagram ka shkruajtur “Kujtoja se isha zgjatur, por më pas kuptova se portat ishin 5 centimetra me të ulëta”. Pasi kanë zbuluar këtë fakt, stafi teknik i anglezëve ka informuar edhe delegatin e UEFA-s, për të bërë edhe ndryshimin e portës.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet