Spanjë-Shqipëri mbyllet me rezultatin 3-0

Ndeshja e shumëpritur Spanjë-Shqipëri, ka përfunduar me rezultatin 3-0, në favor në Spanjës. Golat u shënuan që në minutat e para të ndeshjes. Minuti i ’16 shënoi golin e parë të Rodrigo kundër kuq e zinjve. Tetë minuta më vonë ishte Isco që ai që dyfishoi rezultatin, për t’i lënë vend 3 minuta më vonë Thiago Alcantarës të mbyllte gjithçka me rezultatin 3-0. Kështu u mbyll pjesa e parë e kësaj ndeshje aspak në favor të ekipit tonë kombëtar. Pjesa e dytë ishte më favorizuse për kuq e zinjtë, të cilët shumë herë tentuan të shënonin golin e shumëpritur, por në të gjitha rastet qëlloi shtyllë. Momenti më pikant ishte goditja e Armando Sadikut me kokë drejt portës së spanjollëve por sërisht qëlloi shtyllë. Spanja shënoi 3 gola, ndërsa lojtarët e ekipit kuq e zi mundën të shënonin vetëm shtylla.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet