Suksesi i Kombëtares në Minsk dhe fitorja në Austri/ Rama dhe Yuri Kim bëjnë tifo: 'E bukur fitorja mbrëmë!'

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar një fitore të bukur dy ndeshjet e djeshme, ku Shqipëria triumfoi 2-0 ndaj Bjellorusisë por dhe faktin se Kuqezinjtë e vegjël kanë marrë një fitore të madhe teksa kanë mposhtur austriakët në udhëtim me rezultat të thellë 1-5.

“E bukur fitorja mbrëmë në Minsk dhe të merituara lëvdatat për djemtë e Eddy Rejas, por e bukur shumë edhe fitorja e Shpresave Kuqezi në Austri😄🇦🇱 Superbravo👐🏿Respekt”, shkruan Rama.

Ndërkohë duket se Rama nuk ishte i vetmi tifoz dje, pasi edhe ambasadorja Yuri Kim ka uruara kombëtaren për fitoren.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet