Ky çmim është mali im Everest, nuk mund të dëshiroj më shumë

Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi është shpallur më e mira në botë, në një natë me spektakël, Best female Judoka Today, e organizuar nga shoqata ndërkombëtare e Xhudos, në Budapest. “Është një nder i madh që të jem këtu. Faleminderit që më keni mbështetur mua, Kosovën dhe Xhudon në Kosovë. Falë jush kam qenë në gjendje të përfaqësoj vendin tim në Lojrat Olimpike vitin dhe kalur, si edhe kam fituar një medalje të artë,”-u shpreh xhudistja. “Unë do të doja të falënderoja personin që më ngriti, më edukoi dhe më bëri kampion, trajnerin tim Driton Toni Kuka. Kam fituar Evropianin, Botërorin, Olimpiadën por ky çmim është mali im Everest, nuk mund të dëshiroj më shumë”, tha ajo.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet