Tjetër sportiste ruse rezulton pozitive në garat e olimpiadës dimërore në Kore

Nadezha Sergeeva e cila përfundoi e 12-ta në garën e slitës në akull, është bërë tashëm atletja e dytë ruse që rezulton positive në testin e dopingut për olimpiadën dimërore. Sipas medias ruse, bëhet fjalë për substancën e quajtur “Trimetazidinë” dhe është një stimulant i përdorur për personat të cilët vuajnë nga azma. Ky është rasti i dytë pas testimit për doping vetëm 24 orë më parë kur atleti tjetër rus Alexander Krushelnitsky fitoi medaljen e bronxit.

Ky lajm ka shtuar më tepër presionin mbi Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, i cili do të mblidhet këtë të djelë për të vendosur nëse sportistët rusë do të vazhdojnë të marrin pjesë në marshimin e ceremonisë mbyllëse me flamurin e tyre kombëtar ose jo. Alexandër Zbukov, presidenti i federatës ruse për kontrollin, konfirmoi se Sergeeva vërtet ka rezultuar pozitive në testin e fundit.

Mendohet se 30 vjeçarja Sergeeva ka rezultuar pozitive pas një kontrolli, duke dyshuar se ajo ka përdorur një substancë të ndaluar në hundë. Trimetazidina është e njëjta substancë e cila bëri që tre herë kampioni olimpik i kinës për notin Sun Yang të testojë pozitiv në vitin 2014 duke u ndaluar të marrë pjesë në aktivitete të rëndësishme sportive për tre muaj.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet