Tokio 2020. Kryeministri Shinzo Abe: 'Olimpiada do të bëhet siç është planifikuar'

Kryeministri japonez Shinzo Abe ka deklaruar se “Lojërat Olimpike Tokio 2020 do të zhvillohen në stinën e verës ashtu siç ishin planifikuar pavarësisht frikës së rritjes së koronavirusit në fshatin olimpik”. Me dëshirën e madhe për sport si përgjigje ndaj virusit, Abe ka hedhur pas dyshimet për shtyrjen ose moszhvillimin e olimpiadës që do të mbahet nga 24 korriku deri më 9 Gusht.

“Ne do të punojmë për të vrarë virusin dhe do të zhvillojmë Lojërat Olimpike pa problem ashtu siç ishin planifikuar”, ka deklaruar Abe në një konferencë shtypi në Tokio, por nuk ka harruar të deklarojë se Komiteti Olimpik Ndërkombëtar do të marrë edhe vendimin përfundimtar në lidhje me këtë gjë. Komentet e tij erdhën menjëherë pas organizatorët deklaruan se ceremonia e ndezjes së flakës olimpike në malin Olimp nuk do të zhvillohet dhe se lojërat do të mund të shtyhen.

“Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, konfirmon se të gjitha palët do të vazhdojnë të jenë në bashkëpunim të ngushtë me të gjithë organizatorët pasi ne jemi duke u përgatitur për të krijuar një siguri të madhe për Lojërat Olimpike për ceremoninë e hapjes në datën 24 Korrik siç ishin planifikuar”, thuhet në deklaratën zyrtare të uebsajtit Tokyo 2020.

Ceremonia e flakës olimpike do të nisë në Fukushima më 26 Mars and Abe theksoi se ceremonia do të bëhet. “Flaka olimpike do të arrijë në Japoni. Unë do të shkoj në Fukushima për të dëshmuar nisjen e udhëtimit në Japoni të flakës olimpike”, ka nënvizuar Abe. Ndërsa guvernatori i tokios Yuriko Koide, ka theksuar se “ne do të marrim çdo masë dhe do të kalojmë përmes infektimit çdo vështirësi me shpresën se flaka olimpike do të sjellë gjithçka të bukur”.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet