'Tokio 2020'. Olimpiada mund të organizohet me dyer të mbyllura dhe pa tifozë

Pistoleta e startit më 2 Gusht, do të nisë edhe finalen e 100 metrave dhe me të edhe olimpiada më e përfolur e historisë. Tokio 2020, po pret me padurim se ç’do të ndodhë me koronavirusin. Stolat e stadiumeve olimpike mundet të jenë bosh. Në horizont po përgatitet skenari të cilin askush nuk e do, por për të cilin ka nisur të flitet në korridoret e Lozanës. “Një olimpiadë e sterilizuar dhe me porta të mbyllura”.

Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, në këtë fazë shumë delikate kanë patur shumë takime dhe konferenca me mjekët kryesorë të Federatës Ndërkombëtare. Dy orë bisedimesh duke imagjinuar se kontaminimi nuk do të mund të arrijë të japë asnjë përfitim pa tofozë.

Më 7 Shtator 2013, duke konkurruar me Stambollin dhe Madridin, presidenti i KON, ka firmosur për tokion një kontratë prej 81 faqesh ku deklarohet për ndalimin e lojërave. Paragrafi “ndalim”, shpreh idenë se Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, ka të drejtë të anulojë lojërat olimpike në rast lufte, protestash civile, bojkot, arsye të forta për sigurinë e pjesmarrësve nëse janë të kërcënuar.

Sipas parashikimve nga komiteti orgnizator, fjala “ndal” është vendimi i fundit dhe ka kohë të diskutohet deri në fund të majit, pothuajse 60 ditë para organizimit të lojërave. Flaka tashmë është ndezur dhe do të udhëtojë për një kohë të gjatë deri në Japoni që nga mali Olimp në Greqi. Me porta të mbyllura dhe shumë pastrim. Një fillim jo i mbarë teksa epidemia në Azi dhe Europë nuk duket se jep një kohë të mjaftueshme për zhvillimin e lojërave.

Me 4.5 milion bileta tashmë të shitura, Tokio po studion çdo mundësi në tavolinë duke përfshirë edhe shtyrjen e lojërave në fund të vitit, gjë e cila mund të ndodhë. Organizata Botërore e Shëndetit, e cila do të jetë direkt në vendimin e KON, këshillon marrjen e masës për një kontroll të imët të sportistëve në bazë të profilit të rrezikut sidomos nga vendet nga ku do të vijnë sportistët dhe sportit që do të praktikojnë, kontaktet, skuadra, hyrje-daljet.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet