Topi i Artë, 23 kandidatët më 20 tetor, tre finalistët shpallen më 30 nëntor

Lionel Messi, i cili mori ne fund te gushtit çmimin si lojtari me i mire i UEFA-s per sezonin e kaluar, figuron si favorit i madh per te zevendesuar Cristiano Ronaldon

Sport – Topi i Artë –

TIRANE - Lista e 23 lojtareve te nominuar per Topin e Arte do te publikohet me 20 tetor, ndersa 3 finalistet do te shpallen me 30 Nentor, beri te ditur te merkuren FIFA, nderkohe qe trofeu do te jepet me 11 janarin e ardhshem ne Zurich. Lionel Messi, i cili mori ne fund te gushtit çmimin si lojtari me i mire i UEFAs per sezonin e kaluar, figuron si favorit i madh per te zevendesuar Cristiano Ronaldon. Argjentinasi dhe portugezi, rivale te medhenj te Barça dhe te Real Madrid, kane monopizuar Topin e Arte qe nga viti 2008, kur eshte fituar nga CR7. Ndersa Messi e ka fituar trofeun 4 here (rekord), Ronaldo e ka marre ate 3 here. “Vetem nje lojtar do ta fitoje Topin e kete here: Lionel Messi”, eshte shprehur Lotthar Matthaus, fitues i ketij trofeu ne 1990. “Ai zhvilluar nje sezon te jashtezakonshem me Barcelone, duke fituar Ligen e Kampioneve, kampionatin e Kupen e Spanjes”, theksoi ish-kapiteni i gjermaneve, kampione te botes ne 1990.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet