UEFA do të mblidhet më 23 Prill për të diskutuar të ardhmen e futbollit europian

UEFA do të zhvillojë një takim nën drejtimin e komitetit të vet ekzekutiv më 23 Prill, për të diskutuar në lidhje me idenë se si, kur dhe nëse futbolli europian do të zhvillohet për shkak të epidemisë së koronavirusit. Sporti kohët e fundit duket se po vuan krizë të thelle për shkak të koronavirusit fillimisht me kampionatin europian të futbollit Euro 2020 i cili është shtyrë për t’u zhvilluar vitin e ardhshëm së bashku me dy ligat dhe kompeticionet e klubeve të kontinentit për t’u mbajtur në të njëjtën kohë.

Shoqatat e futbollit, ligat e kampioneve, klubet dhe lojtarët në të gjithë Europën janë duket diskutuar se “si do të zhvillohen dhe kompletohen sezonet dhe siguria e lojtarëve dhe zyrtarëve”. UEFA e ka bërë të qartë, se do që të gjitha shoqatat e futbollit të plotësojnë sezonet e tyre futbollistike më mirë sesa t’i braktisin ato. Ajo shpreson që të përfundohet edhe Liga e Kampioneve dhe ndeshjet e Ligës së Europës.

UEFA në një deklaratë të botuar ditën e martë, ka deklaruar se do të diskutojë në një sesion me sekretarët e përgjithshëm dhe 55 shoqatat pjesmarrëse në lidhje me zhvillimet lidhur me impaktin e shkaktuar nga koronavirusi për futbollin europian. “Takimi do të ketë ide kryesore zhvillimet jashtë dhe breda kompeticioneve europiane”, ka deklaruar UEFA në deklaratë. E gjithë konferenca do të zhvillohet online.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet