Uellsi bën histori, mund 3-1 Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale

Debutuesit e Uellsit kanë arritur të shkruajnë historinë teksa kanë mposhtur Belgjikën me rezultatin 3 - 1 dhe kanë kaluar në gjysmëfinale ku i pret Portugalia.

Të parat që kaluan në avantazh ishin belgët në minutën e 13 me Radja Naingolan, i cili godet bukur nga jashtë zone duke e çuar topin në rrjetë. Të gjendur në disavantazh, djemtë e Chris Coleman nuk u dorëzuan dhe arritën të barazonin në minutën e 31. Me këtë rezultat do të mbyllej dhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë të dyja skuadrat u përpoqin të gjenin golin e avantazhit por fati do t’i buzëqeshte uellsianëve. Me një lëvizje të bukur brenda zone, Hal Robson-Kanu shmang dy mbrojtësa dhe dërgon topin në rrjetë në minutën e 55. Pavarësisht avantazhit, Uellsi nuk e ndali ritmin e lojës, teksa shënoi dhe golin e tretë në minutën e 86 me anë të Sam Vokes, duke i dhënë fund shpresave të belgëve për kualifikim.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet