Utrehti kërkon Andi Lilën

Paraqitja e mirë e Andi Lilës gjatë europianit ka tërhequr vëmëndjen e ekipeve holandeze. Skuadra e Utrehtit është vënë në ndjekie të mesfushorit shqiptar, i cili aktualisht luan për Janinën në kampionatin grek. Sipas burimeve, ekipet kanë avancuar me tratativat dhe mungojnë vetëm disa detaje të vogla që të ndodhë zyrtarizimi. Utrehti ka vënë në dispozicion të klubit grek 200 mijë euro, për të marrë shërbimet e lojtarit. Pak ditë më parë 30 vjeçari ka marrë ofertë edhe nga klubi grek Asteras Tripoli, mirëpo shifra e ofruar nga Utrehti, do të plotësonte dëshirat financiare të Janinës. Lila ka luajtur më parë për Iraklisin në Greqi, Tianën dhe Besën në superligën shqiptare, si dhe është aktivizuar për gjysmë sezoni te Parma në itali.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet