Verstappen shkruan historinë, podiumi më i ri në Formula 1

Holandezi Max Verstappen ka hyrë në historinë e Formual 1 si fituesi më i ri i një çmimi të madh. Piloti i Redbull, arriti të linte prapa tij ferraristët Sebastian Vettel dhe Kimi Raikkonen, duke u bërë fitues i garës së Spanjës. Holandezi u ndihmua edhe nga përplasja e dy makinave Mercedes që në fillim të garës si dhe nga forma jo e mirë e Ferrarit. Ndërkohë shoku i tij i skuadrës Daniel Ricciardo, u rendit i katërti pas dy makinave Ferrari. Gara e Spanjës ofroi duele të bukura ndërmjet Redbull dhe Ferrarit. Ka qënë Ricciardo i cili ka vënë jo pak në vështirësi gjermanin e kokëkuqes, Sebastian Vettel, i cili arrit të mbante vendin e tretë duke u ngjitur në shkallën e tretë të podiumit. Ndërsa në betejën për vendin e parë holandezi i Redbull, arriti të mbante prapa për më shumë se 30 xhiro finlandezin e Ferrarit. Gara e ardhshme e Formula 1, do të jetë çmimi i madh i Monakos pas dy javësh.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet