Proteston kundër FIFA-s. Urdhërohet të largohet nga Rusia, tifozi maroken

Një tifoz marroken në botërorin e rusisë, ka treguar se është dënuar gjatë ndeshjes së skuadrës së tij të preferuar, dhe se i është bllokuar pasaporta për shkak se kishte veshur një bluzë kundër Fifa-s. Yassine Omairy, shtetas amerikan me origjinë nga Marroku, rrëfen se është zhgënjyer nga autoritetet gjatë ndeshjes kundër portugalisë, pasi kishte vendosur të organizonte një protestë paqësore.

“Arbitri nuk ka njohur dy gabime. E para golin e Ronaldos, pasi ky i fundit ka ardhur pas një goditjeje false nga drejtuesi i grupit tjetër”, tregon tifozi marroken. “E dyta, gjatë ndeshjes kemi parë edhe shumë vendime arbitrare kundër Marrokut dhe kuptuam kështu se kishte diçka të qartë se Fifa mbështet vetëm skuadrat e mëdha”, ka shtuar ai.

Në këtë mënyrë, Omairy, i zhgënjyer dhe i inatosur, vendosi të shtynte kthimin në shtëpi duke menduar të shohë edhe ndeshjen finale kundër spanjës në Kaliningrad. Përpara ndeshjes, ka stampuar një numur të vogël veshjesh me sloganin “Turp për Fifa-n. Më vjen keq Marrok”. Më pas veshjet e bëra i ka shpërndarë mes tifozëve të skuadrës së tij të preferuar.

Një herë brenda stadiumit pasi refuzoi të heqë bluzën e veshur me kërkesë të drejtuesve të stadiumit, është nxjerrë jashtë nga policia duke vazhduar më tej protestën e tij jashtë dyerve të stadiumit. Më pas, është çuar në një stacion policie nga ku i janë bllokuar celulari dhe pasaporta. Është lëshuar vetëm disa minuta në kohë para pjesës së dytë të ndeshjes.

“Pas përfundimit të finales, shkova të rimarr pasaportën dhe telefonin, por më thanë se duhet të largohem nga vendi sa më shpejt të jetë e mundur. Nuk do ta harroj kurrë këtë eksperiencë, pasi jam trajtuar në mënyrë të padrejtë”. Vetëm disa minuta më vonë në rrjetin social Facebook, ai ka postuar një deklaratë nga ku thuhej se “nuk ka patur asnjë kundërshtim dhe inat me autoritetet ruse për ngjarjen në fjalë, por me Fifa-n. Kjo e fundit deri tani nuk ka dhënë asnjë deklaratë në lidhje me ngjarjen.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet