Vllaznia fiton Kupën e Shqipërisë U-19

Kupën e Shqipërise për U-19 e ka fituar skuadra e Vllaznisë së Shkodrës me rezultatin, Vllaznia 2-1 Besa. Ndeshja finale u zhvillua sot në orën 12:00 në stadiumin “Elbasan Arena”, ku pati një rivalitet të fortë deri në minutën e fundit. Golin e parë e gjeti Ardian Shaliani i Besës në minutën e 9-të dhe më pas ka barazuar me penallti Uheid Hoxha i Vllaznisë në minutën e 27-të dhe në minutën e 32-të, Qardaku ka shënuar sërisht për shkodranët. Edhe në pjesën e dytë skuadrat kanë luftuar për të gjetur golin e rradhës por pa ndryshuar rezultatin e pjesës së parë dhe të gjithë ndeshjes. Ekipet finaliste zbritën në fushë me këtë formacion, Vllaznia: Qarri, Shimaj, Repaj, Ndreca, Hoxha, Kulla, Kovaci, Rrasa, Lekaj (C), Mali, Qardaku. Besa: Dabijani, Rrushi, Kacbufi, Damarija, Mecja, Cara (C), Selita, Meraj, Zeqiri, Deliu, Shaliani. Medaljet dhe Kupa për fituesit e edicionit të katërt të Kupës së Shqipërisë U-19, janë dorëzuar nga anëtari i Komitetit Ekzekutiv, z.Bardhyl Jera. /Fshf.org/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet