Vllaznia kërkon ndihmën e tifozëve për duelin ndaj Luftëtarit

Vllaznia do të luajë të shtunën në orën 14.00 në stadiumin “Loro Boriçi” ndaj Luftëtarit ndeshjen e rradhës dhe klubi shkodran u ka bërë thirrje tifozëve për ta mbështetur skuadrën edhe këtë herë.

Por ndërkohë, një nga titullarët kuqeblu, mbrojtësi Erdenis Gurishta, në prononcimin e tij për gazetarët në konferencën e fundit për shtyp e ka pranuar zhgënjimin që u kanë dhuruar tifozëve në disa ndeshje të mëparshme, por ka premtuar se këtë herë do të jetë ndryshe.

Gurishta në ndeshjen e kaluar, atë ndaj Teutës, shënoi të parin gol për këtë sezon me Vllazninë, por vetë ai thotë se nuk do ta dëshironte atë gol nëse skuadra do merrte një rezultat pozitiv.

Mbrojtësi kuqeblu ndër të tjera ka folur edhe për një dëmtim që po kalon por edhe për objektivin për sfidën me gjirokastritët teksa ka shprehur bindjen se Vllaznia do ta fitojë atë.

Vllaznia pas Luftëtarit ka edhe një tjetër ndeshje në Shkodër me Skënderbeun dhe kuptohet që objektivi do të jetë fitorja e të dy këtyre takimeve, megjithatë e gjithë vëmendja është përqendruar fillimisht tek sfida e së shtunës me gjirokastritët.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet