Williams kalon në 1/8 e finaleve në Roland-Garros

Amerikania Venus Williams, e 11-ta ne klasifikimin boteror WTA, eshte kualifikuar per 1/8 e finaleve ne turneun e Roland-Garros per here te dhjete ne karrieren e saj. 36-vjecarja ka mundur belgen Elise Mertens (60) me dy sete, 6-3, 6-1. Venus prezanton familjen Williams ne Paris ne mungese te motres se saj Serena, e cila eshte ne pritje te femijes se pare. Venus, me trofe shtate here ne Grand Chelem (pese Wimbledon, dy US Open), nuk ka fituar asnjehere ne Roland-Garros. Ajo ka humbur nje here nje finale ne 2002 perballe Serena. Kur i duhen edhe dy jave per te mbushur 37 vjec, “rruga” e saj ne tre ndeshjet e para ne Paris ka qene teper e qete: asnje set i humbur. /ata/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet