Xherdan Shaqiri rezulton pozitiv me COVID-19

Sulmuesi anësor i Liverpulit, Xherdan Shaqiri rezultoi pozitiv me COVID-19 dhe do të mungojë në ndjeshjen e kthimit, programuar për të luajtur pas 16 muajve mungesë, njoftoi sot Federata zvicerane e Futbollit (SFV).

Ai është lojtari i tretë i Reds, i testuar pozitiv me COVID-19 në një javë, pas mesfushorit të ri spanjoll, Thiago Alcantara dhe sulmuesit senegalez, Sadio Mané, të dy të vendosur në karantinë.

Lojtari 28-vjeçar, motori krijues i Zvicrës me Granit Xhakën, i cili nuk kishte luajtur në ndeshje që prej qershorit 2019 dhe ishte shprehur i padisponueshëm vjeshtën e kaluar, ndërkohë që po përpiqej të vazhdonte me Liverpulin.

Vendosur në karantinë, sipas SFV, ndërkombëtari me 82 ndeshje do të mungojë në takimin miqësor kundër Kroacisë dhe dy ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Spanjës dhe Gjermanisë.

Ai ishte një nga artizanët kryesorë të pranimit të Zvicrës në finalen e Botërorit 2018 në Rusi, siguruar falë një goli të shkëlqyeshëm në minutën e 90 kundër Serbisë (2-1).

Por, kjo fitore ngjalli polemika pasi Shaqiri dhe Xhaka, të dy me origjinë shqiptare, festuan golin duke bashkuar duart në formën e një shqiponje, referencë e Shqipërisë së Madhe, perceptuar nga serbët si një provokim.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet